E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona”- Basha takon votues të zhgënjyer të PS-së
Publik News

“Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona”- Basha takon votues të zhgënjyer të PS-së

Kreu i opozitës Lulzim Basha u ndal sot në Paskuqan, në periferi të Tiranës, ku takoi një grup socialistësh që iu bashkuan PD-së.

Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona”, tha kryedemokrati, i cili theksoi se nuk do ta shpërdorojë besimin e tyre, që janë dyfish të zhgënjyer nga kjo qeveri.

Njëri prej anëtarëve të Partisë Socialiste e grisi teserën e kësaj force politike në prani të Lulzim Bashës.

PJESË NGA BISEDA

Nazmi Xhepa: Jam një votues tradicional i të majtës. Por në rast deri dje ishte nevojë sot është domosdoshmëri ndryshimi, sepse premtoi vende pune dhe e largoi rininë atje ku e dinë të gjithë, premtoi ringjallje ekonomike dhe e çoi në krizë, premtoi vende pune dhe bëri atë që bën, premtoi shëndetësi falas dhe e solli… Nëse sot nuk bëhet ndryshimi faji është i joni.

Lulzim Basha: Përgjegjësia tani është e njerëzve për fëmijët tuaj dhe familjet tuaja. Unë ju falënderoj! Besnikërinë më të parë e keni ndaj familjeve tuaja, ndaj Shqipërisë. Të garantoj nga zemra që i bashkohesh ndryshimit dhe të garantoj që nuk do ta shpërdoroj besimin e të gjithë shqiptarëve. As të socialistëve të ndershëm, se jeni dyfish të zhgënjyer.

Petrit Marku: Unë sot në prezencën tate do e gris këtë teser partie se nuk ka asnjë vlerë për mua.

tesera.1

Qytetari: Ky është personi i duhur për në Europë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.