E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sondazhi i IPR Marketing: Opozita fiton zgjedhjet
Politikë

Sondazhi i IPR Marketing: Opozita fiton zgjedhjet

RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Ne studion e emisionit “Tempora” komentuan rezultatet Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing, analisti i njohur Artur Zheji, drejtues i “360 gradë” dhe Dritan Hila drejtues i “Arena”.

Ja orientimi i votës së shqiptarëve 

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, orientimi i votës së shqiptarëve është në krahun e opozitës, PD – LSI. Por si forcë politike orientimi i votës është majtas.

Konkretisht:  Orientimi i votës në 29 maj për PS është 44.5%, krahasuar me 44% me orientimin e votës në 3 prill. Ndërsa në vitin 2017, për zgjedhjet e përgjithshme orientimi i votës për PS ishte 48.3%.

Orientimi i votës në 29 maj për PD është 38.5%, me një rënie prej 0.5% nga sondazhi i 3 prillit, ku PD kishte 39%.

Ndërsa në vitin 2017 orientimi i votës për PD ishte 28.9%.

Orientimi i votës së shqiptarëve për LSI nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (29 maj) është 13%, me një rënie krahasuar me sondazhin e 3 prillit dhe me sondazhin e 2017 për zgjedhjet e përgjithshme.   Forca më e re politike, Bindja Demokratike ka arritur të fitojë zemrat e 2 % të shqiptarëve. Po ashtu 2% e shqiptarëve kanë thënë se do votojnë për parti të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.