E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Soreca flet për “Euronews”: Kriza në vend, momenti që politika shqiptare të ketë……
Bota

Soreca flet për “Euronews”: Kriza në vend, momenti që politika shqiptare të ketë……

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në një intervistë të dhënë sot për “Euronews”, tha se Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm që nga qershori i vitit 2018.

Në intervistën me titull, “Shqipëria në udhëkryq të BE-së, mes reformave të mëdha dhe protestave në rrugë”, Soreca është shprehur se “Pretendimet e opozitës, po shqyrtohen”.

 

”Akuzat e opozitës po shqyrtohen, por ato duhet të shoqërohen me vendime në përputhje me sundimin e ligjit. Prandaj, nëse hetimet çojnë në vendime, ndjekje penale apo dënim, natyrisht që Bashkimi Evropian do të ketë një konsideratë më të madhe të gjithë këtë.”, tha ai.

Ambasadori Soreca ka bërë thirrje për bashkim të të gjitha partive në mënyrë që t’i japin fund krizës dhe të dërgojnë Shqipërinë drejt BE-së.

“Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori 2018. Së pari progres ka pasur në fushën e drejtësisë, ku janë bërë hapa me rëndësi. Këtu vlen të përmendet edhe reforma në drejtësi, si kryereformë e vendit. Kemi të bëjmë me një reformë të pashembullt të reformimit të gjyqësorit në Shqipëri, që nuk është parë në Europë e në botë”, ka thënë ai.

Sa i takon përgjigjes që do të merret për dy javë nga KE, ai tha se duhet të jenë optimistë por shtoi se duhet të jenë realistë, duke u bërë thirrje partive politike, që të kalojnë problemet dhe të konsiderojnë si prioritet popullin shqiptar.

“I bëj thirrje të gjitha partive politike që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të marrin në konsideratë interesin kombëtar të shqiptarëve si drejtimin më të mirë për vendin”, thotë Soreca.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.