Sot, afati i fundit për formimin e qeverisë në Kosovë
Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Albin Kurti, si lider i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partia fituese e garës, është mandatuar për të paraqitur para Kuvendit programin politik dhe përbërjen e qeverisë së re.
Megjithatë, formimi i kabinetit nuk duket i lehtë. LVV aktualisht kontrollon 48 ulëse në Kuvend, ndërsa mbështetjen e ka siguruar edhe nga 7 deputetë të komuniteteve joserbe dhe Nenad Rashiq, i cili pritet të votojë në favor të qeverisë.
Për t’u zgjedhur sërish kryeministër, Kurtit i nevojiten 61 vota, një shumicë që për momentin nuk e ka të garantuar.
Partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend, përfshirë opozitën kryesore, kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin kabinetin e ri “Kurti 3”, duke e bërë të pasigurt procesin e krijimit të qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



