E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot dëgjohet dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit në Hagë
Bota

Sot dëgjohet dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit në Hagë

Sot po vijon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku mbrojtja do të paraqesë dëshminë e një shtetasi britanik. Ai është i treti në listën e dëshmitarëve të propozuar nga ekipi mbrojtës, pas paraqitjes së James Rubin dhe Paul Williams javën e kaluar.

Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, theksoi se Thaçi nuk kishte autoritet për të vendosur veprime brenda UÇK-së, duke quajtur akuzat ndaj tij të pabaza. Po ashtu, Williams foli për rolin e Thaçit gjatë negociatave të Rambujesë dhe theksoi se ai nuk kishte kontroll mbi vendimet kryesore.

Seanca e sotme, që ka nisur në orën 09:00, është pjesë e procesit ku mbrojtja do të paraqesë gjithsej 11 dëshmitarë. Pas përfundimit të mbrojtjes më 14 nëntor 2025, do të paraqiten edhe deklaratat përfundimtare mbi ndikimin e krimeve të pretenduara ndaj viktimave të luftës në Kosovë.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe katër ish-zyrtarëve të tjerë u konfirmua më 26 tetor 2020.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.