E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot festa e Sulltan Nevruzit, një mesazh shprese për njerëzimin
Lajme

Sot festa e Sulltan Nevruzit, një mesazh shprese për njerëzimin

Sot, më 22 mars, në Shqipëri kremtohet Dita e Nevruzit, festa më e rëndësishme për besimtarët e Bektashian dhe një nga ditët më të shenjta në traditën islame, e njohur ndryshe si Sulltan Nevruzi.

Kjo ditë përkujton lindjen e Imam Aliu në Qabe, një nga figurat më të rëndësishme të besimit islam dhe prijësi i parë i dymbëdhjetë imamëve. Ai konsiderohej krahu i djathtë i Profeti Muhamed, me të cilin ishte i lidhur ngushtë si kushëri dhe më pas si dhëndër, përmes martesës me vajzën e Profetit, Fatimen.

Fjala “Nevruz”, me origjinë nga persishtja, do të thotë “Dita e re” dhe simbolizon rigjallërimin e natyrës, ardhjen e pranverës dhe një rilindje shpirtërore për njerëzimin. Kjo festë ka rrënjë të lashta dhe në Shqipëri kremtohet që prej përhapjes së bektashizmit në shekujt XIII–XIV, ndërsa që nga viti 1992 është shpallur festë zyrtare kombëtare.

Për rëndësinë e saj ka shkruar edhe poeti i madh Naim Frashëri, i cili e shihte Nevruzin si simbol të një rilindjeje universale. Festa përkon gjithashtu me ekuinoksin pranveror, moment kur dita dhe nata barazohen, duke përfaqësuar fitoren simbolike të dritës mbi errësirën.

Sipas traditës bektashiane, kjo është një kohë faljeje dhe fillimesh të reja. Festimet zgjasin disa ditë dhe shoqërohen me rite fetare, vizita familjare dhe akte solidariteti në komunitet.

Në mëngjes shpërndahet qumësht dhe sherbet si simbol pastrimi dhe begatie, ndërsa në teqe zhvillohen ceremoni dhe lutje për paqe e mirësi. Tryezat familjare pasurohen me gatime tradicionale si byreku me 12 barishte, përsheshi me mish, si dhe ëmbëlsira si sultiashi, kabunia dhe ashure. Një nga zakonet më të njohura është vendosja e një monedhe në byrek, ku personi që e gjen konsiderohet me fat për vitin që vjen.

Gjithashtu, besimtarët ndihmojnë ata në nevojë, mbjellin lule dhe vendosin degë ulliri apo thane në shtëpi, duke simbolizuar paqen, begatinë dhe jetën e re.

Në frymën e kësaj dite, përcillet edhe një nga thëniet e urta të Imam Aliu: “Një e treta e fesë është turpi, një e treta është mendja, dhe një e treta e mbetur është dhembshuria e zemrës.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.