E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot mbahet seanca për Safet Gjicin në Gjykatën e Elbasanit
Lajme

Sot mbahet seanca për Safet Gjicin në Gjykatën e Elbasanit

Sot, më 23 dhjetor 2024, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit zhvillohet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ka kërkuar të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi për arsye shëndetësore.

Në këtë seancë, tre ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore do të japin përgjigje për 11 pyetje të përcaktuara nga gjykata në lidhje me gjendjen shëndetësore të Gjicit, i cili vuan nga diabeti dhe probleme kardiovaskulare.

Gjici, që po vuan dënimin në burgun e Kosovës në Lushnje, aktualisht kurohet në një klinikë private për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, sipas avokatit të tij, Markeljan Jance.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.