E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot protesta e 20 e qytetarëve: Rama n’burg, Berisha n’burg!
Lajme

Sot protesta e 20 e qytetarëve: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Sot në orën 19:00 pritet të zhvillohet protesta e 20-të radhazi në Tiranë, ku qytetarët do të mblidhen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë aktuale.

Pavarësisht se kanë kaluar 19 ditë nga nisja e këtij mobilizimi qytetar, pjesëmarrja ka mbetur e lartë. Edhe mbrëmjen e djeshme, një numër i madh protestuesish u grumbullua para godinës së Kryeministrisë, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe intensitetin e reagimit publik.

Për gati tre javë me radhë, qytetarët kanë protestuar çdo ditë në kryeqytet, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke artikuluar kërkesa për ndryshim politik.

Sipas organizimit të deritanishëm, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të vijojnë me një marshim nëpër rrugët kryesore të Tiranës, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.

Pjesëmarrësit kanë bërë të qartë se mobilizimi nuk do të ndalet, duke theksuar se do të vijojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesës kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.