E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot Sinodi i Shenjtë zgjedh kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
Lajme

Sot Sinodi i Shenjtë zgjedh kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të zgjedhë sot, më 16 mars 2025, kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së Anastas Janullatos. Zgjedhja do të realizohet në Qendrën Sinodike pas Liturgjisë Hyjnore.

“Procesi i zgjedhjes do të ndjekë rregullat e Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,” njofton Sinodi i Shenjtë.

Më 30 janar, mijëra besimtarë ortodoksë, përfaqësues të kishave nga e gjithë bota dhe autoritete të larta shtetërore nga Shqipëria dhe Greqia, morën pjesë në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndëroi jetë më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë, në moshën 95 vjeçare.

Lidhja e Janullatos me Shqipërinë ka qenë e fortë që nga vitet 1990. Ai u emërua nga Patriarku Ekumenik Eksark në vitin 1991 dhe u bë kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë më 2 gusht 1992, kur ishte 63 vjeç. Ai e udhëhoqi Kishën Ortodokse përmes periudhave të vështira, duke e ringritur dhe riorganizuar atë pas periudhës së ndalimit të fesë nga regjimi komunist. Ai kontribuoi në hapjen e mbi 400 famullive dhe themelimin e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës, e cila u shndërrua në një qendër arsimore për klerikët.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.