E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot u arrestua Sokol Bode , por çfarë zbuluan përgjimet e ish-shefit të Policisë Kufitare me Habilajt
Lajme

Sot u arrestua Sokol Bode , por çfarë zbuluan përgjimet e ish-shefit të Policisë Kufitare me Habilajt

Sokol Bode, ish-shefi i stacionit të Policisë së Dhërmiut, i cili u arrestua nga policia ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës me grupin “Habilaj”.

Ai ka qenë i dënuar nga gjykata në mungesë, ndërsa fotot e tij me vëllezërit trafikantë  kanë bërë xhiron e rrjetit, në kohën e publikimit të skandalit.

Ai u dënua fillimisht me 12 vjet heqje lirie, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar u vendos dënimi përfundimtar me 8 vjet burg. Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës.

Panorama.al po risjell edhe njëherë në vëmendje përgjimet e ish-shefit të policisë më Florian Habilajn, një prej anëtarëve të bandës. Përgjimet u bënë publike në vitin 2019.

PERGJIMET

Më datë 15.10.2017, ora 09:11, numri që mbaron me 777, që përdoret nga Florian Habilaj, është telefonuar nga numri që mbaron me 888, që i përket Sokol Bodes.

Bode: Alo
Habilaj: Po
Bode: Si je flori, mirë jeni?
Habilaj: Mirë, faleminderit
Bode: Sokol Bode të shqetëson
Habilaj: Po
Bode: Po vij për 10 minuta n’bazë
Habilaj: Ku të pres?
Bode: Poshtë
Habilaj: A do të vij te karburanti?
Bode: N’Çole, N’Çole
Habilaj: Hajt se po vij aty.

Më datë 16.10.2017, ora 15:31, numri që përdoret nga Artan Habilaj, ka marrë sms
nga një numër që mbaron me 987 me këtë përmbajtje: Shih lajmet te “Klani”

Më datë 16:10.2017, ora 17:29 e në vazhdim, Armando Koçerri është telefonuar
nga motra e tij:
Koçerri: Hë
Motra: Ç’bëtë juve, mbaruat punë
Koçerri: Pse kishe gjë apo…
Motra: Jo, ore jo, nuk kisha gjë. Ka dalë te Fokusi Qendra Babicë e Madhe, në televizor
për qendrën që s’është në rregull
Koçerri: Po mirë, le të dalë
Motra: Shikoj i çik lajmet
Koçerri: Pse?
Motra: Po shikoj
Motra: Hë ore
Koçerri: Të orës tre e gjysmë
Motra: Jo, ore jo, tani të orës 5
Koçerri: Sa
Motra: Jo ore jo, tani lajmin e fundit shikoje, hajt
Koçerri: Hë, alo
Motra: Po lehin qentë poshtë shtëpisë së xhaxhait ore
KOçerri: Ja se po vij unë, te diga jam
Motra: Ee, ndaj të mora

Në orën 21:10, Armando Koçerri është telefonuar nga Florian Habilaj
Koçerri: Hë vlla
Habilaj: Ça bën o
Koçerri: Hiç në shtëpi, ç’kemi
Habilaj: Do vish i çik nga Fredi
Koçerri: Mirë

Më datë 17.10.2017, ora 21:49, Armando Koçerri është telefonuar nga motra e tij
Koçerri: Hë
Motra: Ça bëre ti
Koçerri: Hiç
Motra: Ka njerëz poshtë te ullinjtë
Koçerri: Kush ka?
Motra: Po lehin qentë. Nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ça po bëjnë, po ka njerëz
poshtë te ullinjtë
Motra: Tani pushuan qentë
Koçerri: Shiko i herë me dritë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.