Spaho: Zgjedhja e Kryeprokurores, vetingu ra në mënyrën më banale…
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, ringriti shqetësimin se përse nuk pret krijimi i KLP-së, aq më pak pasi ditët e fundit i propozuan 3 emrat për anëtarë të saj nga Shoqëria Civile.
Në Top Story, Spaho tha se në Shqipëri pretendohet se sistemi juridik është korruptuar deri në qelizë dhe së dyti është kapur nga politika.
“Pra synimi është heqja e korrupsionit në drejtësi fillimisht, e më as korrupsionit në politikë. Të gjithë këtë mekanizëm të drejtësisë të mos e emërojë politika.
PD është akuzuar se ka frikë nga reforma dhe dëshiron të ruaj njerëzit që ka vendosur vetë. Në fakt ne kemi punuar dhe kemi votuar Kushtetutën në mënyrën që sistemi i drejtësisë të bëjë vetting dhe politika të mos ketë më punë në zgjedhjet e këtyre institucioneve.
I pari që zgjidhet është KLP, ku është vettingu, ra në mënyrën më banale. I 11-dhjeti nuk zgjidhet me qëllim. Nuk duan ta zgjedhin KLP.
Anëtarët e Shoqërisë Civile nuk donin ta zgjidhnin. Janë sjellë tani 3 kandidatët e tyre, lind pyetja se pse u procedua me zgjedhjen e Kryeprokurorit”, u shpreh Spaho.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



