E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK çon në gjyq kryetarin e bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberaj
Lajme

SPAK çon në gjyq kryetarin e bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberaj

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberaj.

Byberaj akuzohet për shpërdorim detyre të përsëritur dhe pritet të dalë përballë Gjykatës së Posaçme.

Hetimet e SPAK tregojnë se funksionari vendor dyshohet se ka kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me detyrimet ligjore, gjatë zbatimit të projekteve për hapjen e rrugëve, të cilat ishin miratuar më herët nga Këshilli Bashkiak.

Sipas organit të akuzës, veprimet e paligjshme janë kryer në bashkëpunim me nënkryetarin e bashkisë, Abedin Kërrnaja, i cili konsiderohet bashkëpunëtor në këtë çështje penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.