E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK: Çuçka i Kolonjës dhe vartësit akuza për tendera 20 MLN €
Sot

SPAK: Çuçka i Kolonjës dhe vartësit akuza për tendera 20 MLN €

SPAK ka ngritur akuza ndaj kryetarit të bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, për përgjegjësitë si titullar i autoritetit kontraktor në tendera me vlerë totale rreth 20 milionë euro.

Në total, nën akuzë janë vetë Isai dhe 6 vartës të tij, ndërsa po hetohen gjithashtu 5 persona nga kompani private. Sipas hetimeve, mekanizmi i përdorur në 4 tendera përfshinte një ujësjellës dhe aksin rrugor Korçë–Ersekë.

Prokurori Dritan Prençi deklaron se kompania ANK ka paraqitur një projekt të falsifikuar për të fituar tenderin, si dhe ka përdorur kontrata pune me staf jo real për të plotësuar kushtet e konkurrimit.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa SPAK paralajmëron se do të vijohet me procedura të mëtejshme për të gjithë të përfshirët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.