SPAK, dhjetëra urdhër-arreste për individët e përfshirë në dosjen Ahmetaj
SPAK ka nisur ndaj gjykatë dhjetëra kërkesa për urdhër-arreste për individët e përfshirë në dosjen hetimore të Arben Ahmetajt. Fillimisht, kjo dosje kishte nisur si hetim për inceneratorët dhe shpërdorimin e detyrës, por më pas u zgjerua për të hetuar gjithë historikun dhe aktivitetin politik dhe publik të Arben Ahmetajt.
Për të siguruar informacion të plotë, SPAK pretendon se ka hetuar çdo pronë, pasuri dhe aktivitet të 25 viteve të fundit të Arben Ahmetajt. Pas përfundimit të hetimeve, Struktura e Posaçme ka dërguar te gjyqtari Erion Bani një sërë kërkesash për urdhër-arreste, duke përfshirë emrat kryesorë si Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe vetë Arben Ahmetaj, si dhe familjarët dhe njerëzit e afërm të tij, si dhe disa zyrtarë dhe biznesmenë.
Në këto kërkesa, SPAK ka akuzuar dhjetëra biznesmenë të përfshirë në skema të pretenduara të përfitimeve të Arben Ahmetajt, veçanërisht në lidhje me çështjet e pasurive të fshehura dhe të padeklaruara. SPAK i ka ngritur tre akuza kryesore ndaj Arben Ahmetajt: fshehjen e pasurisë, mosdeklarimin e saj dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.
Tani pritet vendimi i gjykatës për të zbatuar urdhrat e kërkuara nga SPAK. Megjithatë, sipas informacioneve disa prej biznesmenëve dhe individëve të përfshirë në dosjen Ahmetaj kanë larguar vendin për shkak të zhurmës së madhe dhe reagimit të fortë mediatik. Kjo situatë ka bërë që SPAK të jetë “me gisht në gojë”, duke pritur për të parë rezultatet e vendimit gjyqësor dhe ndikimin e tij në ndjekjen e drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



