SPAK e ka “në shënjestër”, Balluku shfaqet në rresht të parë të Asamblesë së PS-së
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shfaqur në rreshtin e parë të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.
Prania e saj në një pozicion të dukshëm gjatë këtij takimi vjen në një moment kur Balluku ndodhet nën hetimin e SPAK-ut, për çështje që lidhen me dyshimet për korrupsion dhe shkelje në procedurat e prokurimit publik.
Hetimet ndaj saj kanë të bëjnë me procedura tenderimi dhe përdorimin e fondeve publike, ndërsa çështja ka nxitur debate të shumta politike dhe institucionale.
Pavarësisht zhvillimeve në dosjen që po trajtohet nga organet e drejtësisë, Balluku është bërë pjesë e mbledhjes së sotme të strukturave drejtuese socialiste, duke u ulur në rreshtin e parë, mes figurave të tjera të mazhorancës.
Në këtë Asamble, vëmendja është përqendruar edhe te mesazhet që kryeministri Edi Rama pritet t’u përcjellë drejtuesve dhe anëtarëve të Partisë Socialiste për zhvillimet politike, organizimin e brendshëm dhe drejtimin e mëtejshëm të partisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



