SPAK i arreston, Prokuroria e Tiranës iu mbyll dosjet drejtorëve të VELIAJT

Shumica e drejtorëve, njerëzit më besnikë të Erion Veliajt, ata që kanë kaluar sa tek Ujësjellësi në IMT, në Tirana DC, në ndërrmarrjet e ndryshme të Bashkisë janë pas prangave, Taulant Tushe, Redi Molla, Mariglen Qato, Enton Punavija etj.

Disa drejtoresha janë nën akuzë dhe me urdhër-arreste, të tjerë prej tyre janë në hetim, shpërdorim detyre, për veprime mosveprime, të dyshuar, disave u janë marrë dhe pasaportat, dhe SPAK po vazhdon të hetojë disa nga dosjet.

Janë një grup dosjesh (të paktën 5 në SPAK), ku është kallëzuar Bashkia e Tiranës, prokurorët dhe hetuesit e SPAK ecin përpara duke mbledhur dokumente, fakte dhe prova edhe pas denoncimeve të bëra nga ish-deputeti Belind Këlliçi dhe opozita, nga mediat, të pakta ato që e denoncojnë Erion Veliajn dhe aferat e tij.

E kundërta ndodh në Prokurorinë e Tiranës.

Në SPAK hetohet ndërsa kolegët e tyre tek Tirana bëjnë qoka, mbyllin dosje, i lënë në gjumë etj.

Ka pasur gati 25 kallëzime në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me zyrtarët e Erion Veliajt.

Janë kallëzime për prishjet, për ndërtimet pa leje. Por hetimet mbyllen nga Prokurorët. 

Prokuroria e Tiranës me justifikime nga më të ndryshmet, raporte kallëzuesish, mosverifikime, kalim afatesh, e të tjera si këto, ndërhyrje kuptohet nga lart, çojnë në mbylljen e dosjeve.

SPAK me një veprim të shpejtë, me një dosje që në gati 1 vit zbërtheu një skemë shumë të gjerë të një kompanie dhe 10 drejtorëve.

Skandali me drejtorët e Veliajt/ SPAK i arreston, Prokuroria e Tiranës

Në Prokurorinë e Tiranës janë kallëzime që mund të quhen teke, për një ngjarje të caktuar, për një çështje të caktuar, që nga ndërtimet pa leje në Tiranë, që nga prishjet, dhuna e ushtruar ndaj banorëve, mungesa e shpronësimeve, shkelja e ligjit e të tjera abuzime si këto.

Prokuroria e Tiranës, prokurorët e këtij institucioni, ditë pas dite thjesht dhe vetëm mbyllin dosje.

ILD dhe KLP tashmë do kenë shumë shpejt fakte dhe prova se si kolegët e prokurorëve të SPAK mbyllin dosjet për drejtorët e Veliajt.

Skandali me drejtorët e Veliajt/ SPAK i arreston, Prokuroria e Tiranës

Mariglen Qato, Erion Veliaj, Redi Molla, Fatos Tushe

Që nga Mariglen Qato, që sot ndodhet pas prangave, Taulant Tushe e kështu me radhë.

Por edhe për drejtorë aktualë në detyrë të Erion Veliajt, të cilët me mekanizma ndërhyrjesh, skenarë apo edhe korrupsion kanë mundur të mbyllin dhjetëra dosje apo kallëzime të bëra ndaj tyre për shkelje apo abuzimet me ligjin dhe shpërdorimin e detyrës./CNA

Publikuar nga Publik Media