E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK i bllokoi aksionet, bizneset e Kokës vijojnë punën. Asnjë masë e dukshme sekuestrimi në ambientet e jashtme të kantinës së pijeve
Lajme

SPAK i bllokoi aksionet, bizneset e Kokës vijojnë punën. Asnjë masë e dukshme sekuestrimi në ambientet e jashtme të kantinës së pijeve

Tri ditë pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, bizneset e tij vazhdojnë punën normalisht. Kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Durrës, ku Koka ka pjesën më të madhe të aksioneve (88 % të aksioneve) vazhdon aktivitetin me të njëjtin intensitet.

SPAK-u bëri me dije se është marrë masa e bllokimit të aksioneve të Lefter Kokës në kompaninë e prodhimit të pijeve, me një kapital me vlerë rreth 3.4 milionë USD.

Sipas SPAK-ut, vlera e aksioneve të Kokës korrespondon vetëm në vlerën 442.972 lekë, ndonëse në vitin 2009, Koka e ka deklaruar vlerën e aksioneve 2.2 milionë USD.

Masave për bllokimin e aksioneve të Lefter Kokës është zbatuar dje nga Policia e Shtetit. Por, kjo masë nuk e ka penguar kompaninë të vazhdonte aktivitetin e saj të përditshëm. Dita e djeshme ka qenë një ditë normale pune për dhjetëra punëtorë të punësuar në këtë kompani të prodhimit të pijeve alkoolike.

Por, edhe disa biznese të tjera të familjes Koka në Durrës vazhdojnë aktivitetin e tyre të përditshëm. SPAK-u njoftoi se pas arrestimit të ish-ministrit ka vendosur sekuestro preventive për pasurinë e Lefter Kokës, aksionet e tij në kantinën e pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me seli në Rrashbull, Durrës, që iu korrespondon vlera prej 442.972 lekë, si pasuri ekuivalente me një pjesë të produkteve të veprës penale.

Nga një vëzhgim  konstatohet  se kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” vazhdon punën, madje në mjediset e jashtme të kompanisë nuk është vendosur asnjë shirit.

Porta kryesore e kantinës është e hapur dhe pranë saj qëndron një roje për të orientuar personat që vijnë për arsye të ndryshme punë në këtë kompani.

Gjatë gjithë paradites, mjete të ndryshme punë hynin e dilnin nga ambientet e kantinës, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme pune.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në bizneset e tjera të ish-ministrit Koka, i cili u arrestua tri ditë më parë për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tri akuza të rënda me të cilat ai do të nisë tashmë betejën e tij me drejtësinë.

Sipas SPAK-ut, bashkë me kantinën e pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë vendosur në sekuestro preventive kompanitë “Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services”.

Në të njëjtën skemë të korrupsionit me inceneratorët, burime nga SPAK-u thonë  se janë shpallur në kërkim edhe S. G, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit, si dhe Klodian Zoto.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.