SPAK jep detaje nga aksioni për Ahmetajn, çfarë u sekuestrua
Raportohet se Gjykata e Lartë për Krimet dhe Krime të Organizuara ka lëshuar urdhër-kontrolle për banesën e Arben Ahmetajt dhe për banesat e 6 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e ish-zv. kryeministrit. SPAK ka reaguar me një njoftim, duke treguar detajet e aksionit dhe gjërat që janë sekuestruar në banesat e tyre. Kontrollet kanë sjellë dokumente me interes për hetimin, si dhe kompjuterë laptop, telefona celularë, dhe USB, të cilët do të nënshtrohen për verifikime të mëtejshme.
Sipas njoftimit të SPAK, janë nën sekuestro 4 apartamente dhe 2 llogari bankare me 124,300 euro, të cilat i përkasin Arben Ahmetajt. Hetimi ka të bëjë me veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



