E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK jep pretencën për Pëllumb Gjokën dhe ish shefin e policisë
Lajme

SPAK jep pretencën për Pëllumb Gjokën dhe ish shefin e policisë

Kërkon 14 vite burg për biznesmenin dhe 9 vite për Ardit Hasanbegajn

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka rilexuar pretencën për një pjesë të dosjes së njohur si “Metamorfoza”, pasi kjo çështje u nda nga procesi kryesor dhe iu nënshtrua procedurës së gjykimit të shkurtuar.

Të pandehurit përballen me akuza që lidhen me sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

SPAK ka kërkuar dënimin me 14 vite burg për biznesmenin Pellumb Gjoka, ndërsa për ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj është kërkuar një dënim prej 9 vitesh burg.

Në rast se shpallen fajtorë nga gjykata, të pandehurit përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën, për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar.

Seanca e radhës është shtyrë për më 9 mars, kur pritet që avokatët mbrojtës të paraqesin konkluzionet përfundimtare para gjykatës.

Ndërkohë, biznesmeni Pellumb Gjoka, së bashku me disa persona të tjerë, është duke u gjykuar edhe në një çështje tjetër të lidhur me dosjen “Metamorfoza”, këtë herë me procedurë të zakonshme. Kjo pjesë e hetimit lidhet me vrasjen e Gjin Ndoji, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.