E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“SPAK ka videot, edhe ne kemi skandale si ato të Epstein”
Lajme

“SPAK ka videot, edhe ne kemi skandale si ato të Epstein”

Deklarata e fortë nga Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se në Shqipëri ekzistojnë materiale komprometuese me përmbajtje të rëndë, të ngjashme me skandalet që po diskutohen prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, bëhet fjalë për filmime dhe fotografi shantazhuese, të cilat janë sekuestruar dhe ndodhen në duart e Prokurorisë së Posaçme.

Hoxha u shpreh se këto materiale nuk bëhen publike dhe, sipas tij, “mbahen të mbyllura në kasafortë”, pasi publikimi i tyre mund të trondiste ekuilibrat politikë në vend dhe të hapte një krizë me pasoja edhe për sigurinë kombëtare. Deklaratat e tij lidhen me filmimet e përfolura të Ergys Agasit.

Gazetari theksoi se Shqipëria nuk është përjashtim nga skemat e shantazhit përmes materialeve filmike dhe fotografike, duke pretenduar se një pjesë e elitës politike dhe shtetërore është mbajtur nën presion përmes materialeve komprometuese.

“A kemi ne skandale të ngjashme me atë që po ndodh në Amerikë? Po. Dhe janë aty, i kanë në dorë dhe për fat të mirë i ka prokuroria jonë speciale. Ka personazhe që kanë kuruar veset e politikanëve dhe pushtetarëve, që kanë bërë filmime komprometuese për t’i mbajtur peng dhe për t’i shantazhuar”, deklaroi Hoxha.

Sipas tij, persona të caktuar kanë vepruar duke joshur, fotografuar dhe filmuar zyrtarë e politikanë, jo për qëllime thashethemesh, por për t’i përdorur më pas si instrument presioni dhe kontrolli. Hoxha shtoi se për këto çështje flitet shpesh në mënyrë informale, por provat konkrete mbeten në duart e organeve të drejtësisë.

“A kemi ne skandale të ngjashme me atë që po ndodh në Amerikë? Po. Dhe janë aty, i kanë në dorë dhe për fat të mirë i kanë në dorë prokuroria. Prokuroria jonë speciale i ka.

Dhe ne i kemi këtu personazhe që kanë bërë të njëjtën gjë, që kanë kuruar veset e politikanëve dhe pushtetarëve tanë, që kanë bërë filmime kompromentuese, shantazhuese. Pra, i kanë, i kanë fotografuar, i kanë filmuar që t’i kenë, që t’i mbajnë peng. Që t’i shantazhojnë, që t’i kenë nën kontroll.

Madje e kanë bërë si kusht, në qoftë se ti do të bësh karrierë dhe të ngjitesh në hierarki shtetërore, duhet të bësh kompromise të tilla. Dhe ne tashmë këtë është një gjë që e dimë dhe për flasim në tavolina. Por provën nuk e kemi”, tha Artan Hoxha në “Çim Peka LIVE”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.