E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin
Lajme

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i akuzuar si një nga personat kryesorë të përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit.

Altin Hajri po gjykohet në mungesë, pasi ndodhet në arrati dhe nuk është arrestuar ende nga autoritetet.

Sipas SPAK, provat e administruara gjatë hetimit justifikojnë kërkesën për dënimin maksimal.

Seanca gjyqësore u shty, pasi avokati mbrojtës i Hajrit kërkoi kohë shtesë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Gjyqi pritet të vijojë në seancën e ardhshme, ku do të paraqiten qëndrimet përfundimtare të palëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.