SPAK kërkon nga 25 vite burg për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për dosjen e dy vrasjeve të bujshme të vitit 2005, duke kërkuar gjithsej 158 vite burg për shtatë të pandehurit.
SPAK kërkon dënimin me nga 25 vite heqje lirie për Emiljano Shullazin, Viktor Bajraktarin (Imeraj), Indrit Taullain, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Indrit Rusin.
Ndërkohë, për Luftar Reçin, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, organi i akuzës ka kërkuar 8 vite burg. Diferenca në masën e dënimit lidhet me pozicionin e tij si bashkëpunëtor në këtë proces.
Çështja gjyqësore ka në fokus vrasjen e Vajdin Lamajt dhe atë të Klodian Saliut, dy ngjarje kriminale të regjistruara në vitin 2005, për të cilat SPAK ka kërkuar ndëshkimin e personave të marrë të pandehur.
Pas përfundimit të paraqitjes së pretencës, tashmë vendimmarrja i takon gjykatës, e cila do të vlerësojë provat dhe përgjegjësinë penale të secilit të pandehur përpara shpalljes së vendimit.
Dënimet që kërkon SPAK për secilin të pandehur:
-
Viktor Bajraktari (Imeraj) – 25 vite burg
-
Emiljano Shullazi – 25 vite burg
-
Indrit Taullai – 25 vite burg
-
Lulzim Berisha – 25 vite burg
-
Plaurent Dervishaj – 25 vite burg
-
Indrit Rusi – 25 vite burg
-
Luftar Reçi – 8 vite burg
Totali: 158 vite burg për 7 të pandehurit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



