E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE Enea Karakaçi
Flash

SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE Enea Karakaçi

SPAK ka zhvilluar kontrolle ndaj administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bën me dije se kontrollet janë të karakterit personal, duke përfshirë zyrën, banesën dhe telefonin e Karakaçit.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa ende nuk dihen detaje mbi objektin konkret të çështjes që po hetohet.

Burime pranë organit të akuzës theksojnë se kontrollet janë pjesë e një fazë verifikimi paraprak, ndërkohë që nuk ka ende informacion zyrtar nëse Karakaçi është person në hetim apo thjesht subjekt kontrolli për interesa të procedurës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.