E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK, kotrolle në shtëpinë e OPGJ dhe ekspertit
Lajme

SPAK, kotrolle në shtëpinë e OPGJ dhe ekspertit

Detaje të reja mësohen nga hetimet e SPAK për avokatin Bardh  Koçi.

Pas caktimit te masës së sigurisë arrest në shtëpi për avokatin Koci,  janë ushtruar dhe 3 kontrolle.

Rezulton se është kontrolluar banesa e një oficeri të policisë gjyqësore, si dhe shtëpia e zyra e një eksperti.

Koçit iu komunikua këtë të shtunë masa e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Prokuroria e Posaçme sqaroi se Bardhi Koçi me profesion avokat (i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte i punësuar me detyrë Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit) ka kërkuar nga shtetasja P.M. shumën prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe ka marrë prej saj në formën e përfitimit të parregullt shumën paraprake prej 1000 (një mijë) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.

Ndërsa ndaj gruas P.M, SPAK ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.