SPAK mbyll hetimet për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin
Akuzohet për shkelje në 9 tendera
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet për Evis Berberin, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), në kuadër të dosjes që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe dyshimet për manipulimin e procedurave të prokurimit publik.
Sipas informacioneve të gazetares Klodiana Lala, Berberit i është komunikuar përfundimi i hetimeve, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në nëntë raste.
Ish-drejtori i ARRSH-së është mes 26 personave të marrë të pandehur në këtë dosje, e cila përfshin procedura tenderimi të dyshuara si të parregullta dhe që janë pjesë e hetimit të zhvilluar nga SPAK për çështjen “Balluku”.
Në të njëjtën çështje, organi i akuzës ka përmbyllur hetimet edhe për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe persona të tjerë të përfshirë në dosje.
Pas përfundimit të hetimeve, pritet që çështja të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të shqyrtohen akuzat dhe provat e administruara nga prokurorët.
Komunikimi i përfundimit të hetimeve shënon një tjetër zhvillim në dosjen që përfshin zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucioneve pub
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



