E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK merr Benet Becin nën hetim për abuzime
Lajme

SPAK merr Benet Becin nën hetim për abuzime

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.

Gjithashtu, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.

Kujtojmë se të premten Beci u paraqit në SPAK ku dha deklarimet e tij.

Pas daljes, ai u pyet nga gazetarët, por tha se “nuk kam asnjë koment”.

I pyetur në lidhje me një lajm që qarkullon se ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, Beci tha: “Po jo…”.

Kujtojmë se Benet Beci  u shpall fitues në zgjedhjet e 14 Majit përballë rivalit demokrat Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi në 32 vitet e fundit Shkodra drejtohej nga kryebashkiakë demokratë.

Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.  Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën  Elektroenergjitike Shqiptare.

Benet Beci, kreu i Bashkisë së Shkodrës, ka reaguar pas u vu nën hetim nga SPAK.

BENET BECI-SPAK (3)

Beci u është përgjigjur aludimeve se ka dhënë dorëheqje si kryebashkiak. Duke ironizuar, ai thotë se e kishte sekret dorëheqjen dhe se do ta njoftonte nesër, sepse do të bëhet president i SHBA-ve me kërkesë të dy kandidatëve, Donald Trump dhe Kamala Harris.

“Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser zgjidhem une President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palët”, duke nënkuptuar se dorëheqja nga ana e tij është jo e vërtetë.

REAGIMI I BENET BECIT

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.