E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK merr nën hetim Metën, reagon Halit Valteri: Kam besim që drejtësia do triumfojë
Publik News

SPAK merr nën hetim Metën, reagon Halit Valteri: Kam besim që drejtësia do triumfojë

Pasi Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, (SPAK) ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta, pas kallëzimit të depozituar nga ish-deputeti Halit Valteri, vjen një reagim nga ky i fundit.

Ish-deputeti deklaroi se ka besim se drejtësia do të triumfojë dhe se pret nga SPAK të kryejë hetimet.

“Ta lëmë SPAK të kryejë hetime mbi kallëzimin e bërë. Kam shumë besim që drejtësia do triumfojë.”, tha Halit Valteri.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes një shkrese i kërkoi informacione zyrtare KQZ-së për formularin e dekriminalizimit për Metën. Hetimi po bëhet në funksion të procedimit penal nr.122 të vitit 2022, të bërë nga ish-deputeti Valteri. Kujtojmë se Meta ka dorëzuar forumlarin e dekriminalizimit në vitin 2013, kohë edhe kur ka kandiduar për deputet.

KALLËZIMI NË SPAK
Ish-deputeti Halit Valteri më 07.06.2022 depozitoi një kallëzim në drejtim të Metës dhe drejtuesve të LSI-së.

Gazetarja KLodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se Valteri ka ngritur dyshime të forta për financim të paligjshëm të Partisë së Lirisë. “Mbi bazën e këtij kallëzimi SPAK kërkon të dhëna për pasurinë nga formulari i vetëdeklarimit, parë dhe në një kontekst të ri, ku pas lënies së detyrës si President i Republikës Autoriteti i Dosjeve nxori të dhëna që i referoheshin si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

U kërkua formulari i dekriminalizimit nëse është plotësuar sipas ligjit. Nëse do të rezultojnë të dhëna të paligjshme, SPAK do të evoluojë me hetimin e kësaj çështje. Kallëzimi është bërë nga z. Halit Valteri. Prokuroria e Posaçme i referohet ligjit 138 të vitit të 2015. Meta e ka kundërshtuar faktin e bërë publik nga Autoriteti i Dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit. Në thelb z.Valteri fliste për transaksione të paligjshme. Ka dhe dy emra të tjera që lidhen me këtë kallëzim.”, tha Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.