E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK merr nën hetim policët e burgjeve që shoqëruan Veliajn në Apelin e GJKKO
Lajme

SPAK merr nën hetim policët e burgjeve që shoqëruan Veliajn në Apelin e GJKKO

SPAK ka marrë nën hetim policët e burgjeve që transferuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Durrësi në apelin e GJKKO

Sipas hetimeve që ka bërë SPAK, rezulton se Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej policëve për të bërë telefonata. Një gjë e tillë është e ndaluar.

Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve ka pranuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.

Erion Veliaj është arrestuar në akuzën e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë. Ai ankimoi në Apel masën e sigurisë, por edhe aty u rrëzua. SPAK paraqiti prova të reja, ku kishte përgjuar bisedat e Veliajt me familjarët. Ndërkohë dje u bë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në paraburgimin e Durrësit dhe regjistruar i takimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.