SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit
Akuzat ndaj Majlinda Bufit
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimin ndaj kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, dhe ka vendosur ta çojë çështjen e saj për gjykim.
Mësohet se Bufi akuzohet për shfrytëzim të detyrës publike në funksion të interesave politike dhe jo institucionale, sipas nenit 328/a/3 të Kodit Penal, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”.
Me mbylljen e hetimeve, materiali i plotë i çështjes është dorëzuar në Gjykatën e Posaçme, e cila do të vendosë në seancën paraprake vijimësinë e procesit. Ky hap nënkupton se SPAK e konsideron të kompletuar fazën hetimore dhe vlerëson se provat e mbledhura justifikojnë dërgimin e dosjes përpara gjykatës.
Majlinda Bufi, që prej vitesh mban drejtimin e bashkisë së Roskovecit, përballet për herë të parë me një procedim penal të kësaj natyre. Çështja pritet të ketë ndikim edhe në zhvillimet politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



