E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK në gjurmët e milionave: “ëndrrat” e Ermal Beqirit për 6-zerot
Drejtësi

SPAK në gjurmët e milionave: “ëndrrat” e Ermal Beqirit për 6-zerot

Cilat ishin 11 ëndrrat e biznesmenit dhe stafit të tij për vitin 2023?

Një postim i publikuar në fillim të vitit 2023 nga biznesmeni Ermal Beqiri, sot i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, po rikthehet në vëmendje pas zhvillimeve të fundit hetimore të SPAK.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Beqiri kishte renditur publikisht atë që e quante “11 ëndrrat” apo objektivat e tij dhe të stafit të kompanisë “Soft & Solution” për vitin 2023. Dy vite më vonë, më 17 dhjetor 2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra të rënda penale, ndërsa SPAK e ka shpallur në kërkim.

Sipas gazetarit Elton Qyno, në tabelën e quajtur “Goals 2023”, Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij kishin renditur një sërë dëshirash personale dhe profesionale. Mes tyre spikaste si objektiv kryesor arritja e shifrës me gjashtë zero, ndërsa në listë përfshiheshin edhe blerja e një automjeti, udhëtimi për të ndjekur Milanin në stadiumin “San Siro”, rritja profesionale dhe ndërtimi i një kompjuteri të ri.

Gazetari Qyno thekson se një nga dëshirat e shprehura ishte edhe blerja e një jahti, detaj që sot merr një tjetër peshë në kontekstin e hetimeve financiare të SPAK.

Në të njëjtën kohë, sipas verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme të pasqyruara nga Elton Qyno, Xhenila Tamizi, e cila rezulton juriste e kompanisë “Soft & Solution”, paguhej me rreth 736 mijë lekë të vjetra në muaj. Megjithatë, pavarësisht kësaj page relativisht të ulët, ajo figuron pronare e disa pasurive, përfshirë apartamente dhe një jaht luksoz të markës “Predator 50 Skyfall”, me vlerë të përllogaritur rreth 950 mijë dollarë.

Këto elemente janë pjesë e dosjes që SPAK po heton, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin burimin e pasurive dhe aktivitetin financiar të lidhur me kompanitë e Ermal Beqirit.

11 objektivat e vitit 2023 (sipas postimit të Ermal Beqirit):

  1. Do kapim 6-zerot. G.M

  2. Do blej makinë automatike. S.B

  3. Do shikoj Milanin në San Siro. X2

  4. Do përmirësoj veten profesionalisht

  5. Do ndërtoj PC të ri

  6. Do rritem. P.S.I

  7. Do bëhem ambasador i kompanisë. M.S

  8. Do hap një biznes timin! M.S

  9. Rritje profesionale

  10. Do blejë një Jacht!!!

  11. Të mos më bëjë më video IRTICMA 😛

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.