E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK njoftoi sekuestrimin e tyre, por bzneset e Amant Josifit ende të lira
Politikë

SPAK njoftoi sekuestrimin e tyre, por bzneset e Amant Josifit ende të lira

Tre ditë pasi SPAK-u njoftoi se ka sekuestruar bizneset e Amant Josifit, kompanitë e ortakut të hershëm të Olsi Ramës dhe famijarëve të tij janë ende të lira.Të shtunën e kaluar, Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte dërguar për gjykim disa persona, të cilët konsiderohen si grupi fundor i një rrjeti ndërkombëtar që ka mashtruar mijëra qytetarë europianë nëpërmjet call-center, për një vlerë prej 2.4 miliardë euro.

Në fund të atij njoftimi, SPAK deklaroi se: “Në vijim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore spanjolle janë gjendur dhe sekuestruar në posedim të shtetasit Amant Josifi (për të cilin jemi dakortësuar që ndjekjen penale ta ushtronin autoritetet spanjolle), subjekte tregtare të administruar nga ai, si dhe familjarëve të tij, llogari bankare me shumat monetare në total në vlerën prej 2.225 868.66 Euro dhe 2 844 936.37 lekë”.

Ndërkohë që nuk ka të dhëna publike për sekuestrimin e llogarive bankare, të paktën ajo që është e dukshme tregon se bizneset e familjes Josifi vijojnë të jetë ende të pabllokuara. Legjislacioni shqiptar parashikon se sekuestroja preventime merr fuqi ligjore kur vendimi gjyqësor reflektohet në Regjistrin Tregtar.

Nga verifikimi i të dhënave  në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Deri këtë të martë, për tre shoqëritë e Amant Josifit dhe një të babait të tij, Aleksandër Josifi, nuk ka asnjë shënim për sekuestro. Amant Josifi rezulton pronar në kompaninë “Odyssey”, e cila është me statusin “Aktiv” dhe nuk është sekuestruar ende. Po ashtu, Amanti ka edhe dy biznese me statusin “të pezulluar”, e konkretisht “MIZU” dhe “Person Fizik” për shërbime konsulence.

Edhe në këto shoqëri, nuk ka asnjë shënim për vendim sekuestrimi gjyqësor. Babai i tij, Aleksandër Josifi, rezulton të ketë një biznes aktiv, me objekt “Investitor në fushën e ndërtimit”. Deri më tani, edhe ky biznes vijon të jetë i lirë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, megjithëse SPAK-u deklaroi se ka bllokuar kompanitë e Amant Josifit dhe familjarëve të tij. Në rrjetin e kompanive të përfshira në aktivitetin kriminal gjenden edhe dy emra që mbajnë mbiemri Josifi, konkretisht Egla dhe Anjeza Josifi. Këto dy persona nuk kanë shoqëri private të regjistruara në emrin e tyre.

Ndërsa nëna e Amant Josifit, Pranvera Strakosha, dikur ka pasur një zyrë avokatore, të cilën e ka ç’regjistruar, kur kryeministri Edi Rama i besoi pozicionin e Komisioneres për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil. Amant Josifi, i cili më herët ka qenë ortak biznesi me vëllain e kryeministrit Edi Rama, si edhe ka qenë këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes kur drejtohej nga Olta Xhaçka, konsiderohet si një nga organizatorët kryesorë të mashtrimit 2.4 miliardë euro. Hetimi u zhvillua nga autoritetet spanjolle, ndërkohë që ai i shpëtoi arrestimit në Tiranë, në nëntor 2022, pas dekonspirimit të operacionit. SPAK, prej tre vitesh, nuk kreu asnjë hetim ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.