SPAK, rreth 20 masa sigurie për Inceneratorin e Tiranës
Masë sigurie është dhënë dhe për kryetarin e Bashkisë Tiranë, zotin Erion Veliaj dhe disa gazetarë por dhe ortakë të kompanisë së inceneratorëve, të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, po ashtu dhe për persona të tjerë publikë
Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë një operacion të gjerë mbrëmjen e sotme. Mësohet se janë lëshuar afro 20 masa sigurie për aferën me Inceneratorin e Tiranës.
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK duke vënë nën masa sigurie arrest në burg dhe arrest në shtëpi disa zyrtarë, si dhe përfaqësues të medias.
Një pjesë e masave të sigurisë janë persona që tashmë janë të arrestuar ose e kanë një masë sigurie nga hetimet e mëparshme.
Operacioni lidhet me kompani guacka të lidhura me inceneratorin e Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



