E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK sekuestron telefonat e Viola Haxhiademit dhe Evis Mamajt
Flash

SPAK sekuestron telefonat e Viola Haxhiademit dhe Evis Mamajt

kontrolle edhe në banesat e tyre

Publik.al mëson nga burime të sigurta pranë organeve të drejtësisë se SPAK ka nisur zyrtarisht hetimin penal ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të një dosjeje të re që lidhet me dyshime për korrupsion dhe abuzime me tendera publikë.

Hetimi është futur në fazën aktive, ku mësohet se janë sekuestruar telefonat personalë të dy prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Ballukut ,Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, Viola Haxhiademi, dhe Drejtoresha e Financave, Evis Mamaj.

Sipas burimeve, SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në kërkim të dokumenteve, pajisjeve elektronike dhe provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e skemës së dyshuar të korrupsionit brenda ministrisë.

Hetimi synon “rrethin e brendshëm” të Ballukut

Haxhiademi dhe Mamaj janë konsideruar prej kohësh “dora e djathtë” e ministres Balluku, persona me akses të drejtpërdrejtë në proceset e tenderave, koncesioneve dhe kontratave shumëmilionëshe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas të njëjtave burime, hetuesit kanë fokusuar analizën te komunikimet elektronike  përfshirë mesazhe, emaile dhe korrespondencë të brendshme që mund të provojnë koordinime për tendera të manipuluar, ndikime politike apo shpërndarje të paligjshme fondesh publike

Rrjeti i dyshuar i ndikimeve dhe përfitimeve

Operacionet e fundit të SPAK-ut janë pjesë e një hetimi të gjerë që synon të zbulojë rrjetin e ndikimeve dhe përfitimeve politike në ndarjen e fondeve publike të infrastrukturës.

Emri i Belinda Ballukut është përmendur prej kohësh në disa dosje hetimore si figura kyçe në sistemin e tenderave të drejtpërdrejtë dhe koncesioneve selektive, ku dyshohet se kompanitë e lidhura politikisht janë favorizuar për vite me radhë.

Burime të Publik.al bëjnë me dije se hetimi është shtrirë edhe te kontratat e projekteve energjetike, si dhe te ndryshimet e dyshimta në dokumentet e prokurimeve publike, ku firmat fituese janë të lidhura me funksionarë të ministrisë ose familjarë të tyre

SPAK afron rrethin e hetimit drejt minist

Lëvizjet e fundit të SPAK sinjalizojnë zgjerimin e hetimit drejt niveleve më të larta të hierarkisë së ministrisë.

Sekuestrimi i pajisjeve personale dhe kontrollet në banesa përbëjnë një fazë të avancuar të hetimeve, ku analiza e komunikimeve private do të jetë vendimtare për zbardhjen e lidhjeve direkte midis Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Burimet konfirmojnë se çdo komunikim dhe transferim financiar i zyrtarëve të përfshirë është nën verifikim nga njësia e pastrimit të parave pranë SP

Një sinjal i fortë nga drejtësia

 

 

 

Ky zhvillim konsiderohet si sinjal i qartë i përfshirjes së SPAK-ut në nivelet më të larta të qeverisë, dhe një test për pavarësinë e hetimeve përballë presioneve politike.

Nëse akuzat konfirmohen, rasti “Balluku” mund të kthehet në një nga dosjet më të bujshme të korrupsionit qeveritar në vitet e fundit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.