E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK: Shqipëria përdoret për pastrim parash nga grupet kriminale
Lajme

SPAK: Shqipëria përdoret për pastrim parash nga grupet kriminale

Raporti vjetor për vitin 2025 i publikuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nxjerr në pah një nivel të lartë organizimi dhe sofistikimi të grupeve kriminale që veprojnë ose drejtohen nga shtetas shqiptarë.

Sipas dokumentit, rrjetet e krimit të organizuar kanë rritur kapacitetet e tyre operacionale dhe kanë zgjeruar aktivitetin në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në trafikun e kokainës dhe të drogave të tjera drejt tregjeve të Bashkimit Europian.

Këto struktura kriminale funksionojnë përmes zinxhirëve të mirëorganizuar që përfshijnë furnizimin, transportin, magazinimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, si dhe transferimin e fitimeve financiare. Për realizimin e aktivitetit të tyre, grupet shfrytëzojnë rrugë të ndryshme transporti – detare, ajrore dhe tokësore – si dhe mekanizma të ndërlikuar financiarë ndërkombëtarë.

Raporti thekson se këto organizata operojnë me një ndarje të qartë rolesh mes anëtarëve, përdorin komunikime të enkriptuara dhe shpesh krijojnë kompani fiktive për të fshehur aktivitetet e paligjshme dhe për të qarkulluar paratë e përfituara nga krimi.

Një tjetër element që theksohet në analizën e institucionit është ndërthurja e trafikut të narkotikëve me korrupsionin dhe pastrimin e parave, çka rrit ndjeshëm kompleksitetin dhe rrezikshmërinë e këtyre rrjeteve kriminale.

Sipas vlerësimit të prokurorisë së posaçme, pjesa më e madhe e aktiviteteve të rënda kriminale zhvillohet jashtë territorit të Shqipërisë. Megjithatë, vendi përdoret shpesh si pikë për pastrimin e të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal, si zonë tranziti, si dhe si vend për rekrutimin dhe koordinimin e veprimtarive të paligjshme.

Në raport përmendet gjithashtu se gjatë vitit 2025 janë sekuestruar pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, ndërsa hetimet kanë përfshirë edhe përdorimin e kriptomonedhave dhe verifikimin e rolit të zyrtarëve të lartë në skema të dyshuara kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.