SPAK thotë që me Ramën & Berishën nuk mund të vazhdohet më!
Namir Lapardhaja
SPAK i ka kërkuar sot Kuvendit heqjen e imunitetit për deputeten Belinda Balluku. Është një procedurë që paralajmëron një masë më të rëndë ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjitikës. Me këtë kërkesë, duket se SPAK nuk priti vendimin e Kushtetueses, por veproi menjëherë. Nga ana tjetër, sapo ka reaguar dhe vetë kryeministri Rama, i cili i ka kujtuar prokurorisë së posaçme 83 mandadatet që posedon.
Përplasja po bëhet mjaft interesante, mirëpo vetëm të verbërit nuk e kuptojnë se kjo nuk është lojë apo shaka. Nuk ka një instrumentalizim të Prokurorisë së Posaçme nga ana e qeverisë, përkundrazi.
Praktikisht qeveria ka rënë, duhet vetëm të reflektojë opozita për të marrë situatën në dorë.
Mesazhi është i qartë: Me Edi Ramën dhe Sali Berishën nuk mund të vijohet përpara. Kush të dojë le ta besojë, kush jo!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


