E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK-u më në fund sekuestron Inceneratorin e Tiranës
Lajme

SPAK-u më në fund sekuestron Inceneratorin e Tiranës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë   më në fund ka sekuestruar Inceneratori e Tiranës. Prej mëse një viti mediat kishin denoncuar me fakte  për skandalet  dhe duket se ka nisur një hetim të rëndësishëm lidhur me kontratën e koncesionit nr. 6597 për “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, duke zbuluar prova të ndjeshme për vepra penale.

Sipas provave të marra gjatë hetimit, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri shfaqen si pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila fitoi kontratën koncesionare. Ata gjithashtu përdorën persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur identitetin e tyre si pronarë të vërtetë të kësaj shoqërie.

Në këtë kontekst, shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me Mirel Mërtirin, është akuzuar për përfitimin e shifrës prej 409,428,000 lekë, duke shfrytëzuar fatura tatimore të falsifikuara. Po ashtu, ata janë përfshirë në një tranzaksion të dyshimtë, ku blenë një pasuri me vlerë prej 1,000,000 Euro në Durrës për llogari të shoqërisë “F.M.O.” sh.p.k.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në kërkesën e Prokurorisë, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e përfshira në hetim, duke përfshirë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k., “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe pasurinë e shoqërisë “F.M.O.” sh.p.k. në Durrës.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara janë ngarkuar me ekzekutimin e vendimit të gjykatës, duke shprehur vendosmërinë për të zbardhur të gjitha veprat penale të dyshuara në këtë çështje. Hetimi vazhdon dhe pritet të sjellë përfundime të tjera  në ditët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.