SPAK-u që nuk ka aspak këllqe për të hetuar korrupsion e Edi Ramës !

Shumë nga pyetjet e mëposhtëme   duhet të

marrin përgjigje vetëm nga SPAK-u.

A është e mundur që qeveria e Edi Ramës të ketë qenë aq e zhytur në korrupsion sa pretendon ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj?

Çfarë do të thonë për ne shqiptarët faktet dhe shifrat që ai ka bërë publike, duke përfshirë shifra të detajuara për çdo rast?

A është e vërtetë që Arben Ahmetaj ka publikuar prova të reja të një masakre financiare dhe ekonomike të organizuar nga Edi Rama dhe klani i tij mafioz në qeveri dhe jashtë saj?

A mund të jenë këto deklarata të tij më shumë sesa thjesht fjalë inati ndaj Edi Ramës dhe kupolës së tij qeveritare, që vazhdojnë të zbatojnë urdhrat e tij për të vjedhur?

A duhet të marrim seriozisht “pretencën” e Ahmetajt, të shoqëruar me dokumente dhe emra, si një akuzë me prova krimesh financiare, të cilën SPAK duhet ta trajtojë urgjent si një seri çështjesh penale, me personazh kryesor kryeministrin Edi Rama?

Çfarë duhet të bëjë SPAK për të hetuar provën për aferën me tunelin e Llogarasë, ku sipas Ahmetajt, janë vjedhur 50 milionë Euro me urdhër të Edi Ramës nëpërmjet lojës së anulimit të tenderit me klientët e tij turq?

A është e vërtetë se kompania “Gjoka Sh.p.k” fitoi tenderin e tunelit me ofertë 140 milionë Euro, por iu hoq me kërcënime nga Edi Rama dhe iu dha miqve të tij turq me 190 milionë Euro, ndërsa tuneli u ndërtua nga kompania “Gjoka Sh.p.k” si nënkontraktore?

A është më i rëndë fakti se fondet për “Eco-Parkun” në Durrës janë vjedhur nga familjarë të kryeministrit Edi Rama, me projekte dhe dokumente fiktive për gjoja investime?

A duhet SPAK të hetojë këto deklarata dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën?

A duhet SPAK të hetojë deklaratën për video-audio të regjistruara në Dubai, që sipas Ahmetajt, vërtetojnë pazare të Edi Ramës, Charles Mcgonigal, klanit të tyre “Neza-Duçka” dhe mafiozëve arabë, me financat, licencat dhe pasuritë kombëtare të Shqipërisë, një ndër to trualli i kullave te Porti i Durrësit?

Pse duhet hetuar skema e vjedhjes së fondeve bujqësore që dha BE, të cilën sipas Ahmetajt, e ideoi dhe realizoi Edi Rama, nëpërmjet ish-Drejtoreshës Frida Krifça?

A është e mundur që SPAK e ka prej dy vitesh kallëzimin që kanë bërë OLAF dhe EUROJUST për këtë vjedhje 130 milionë Euro?

A është e vërtetë që me urdhër të Edi Ramës, vidhen 90 mijë Euro në ditë, me vlerë totale 70 milionë Euro, nëpërmjet pagesës së dy anijeve skrap të sjella nga Bangladeshi në Vlorë për gjoja prodhim energjie?

A duhet SPAK të hetojë këto prova për të zbuluar të vërtetën?

A janë këto prova të denoncuara nga ish-ministri i Financave dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, që ka qenë shumë pranë kryeministrit Edi Rama dhe në biseda private, të mjaftueshme për të nxitur një hetim të thellë nga SPAK?

A duhet SPAK të veprojë tani, duke marrë parasysh se këto prova janë denoncuar shpesh nga media dhe të gjitha bashkohen te një urdhërues: kryeministri Edi Rama, i cili sipas Ahmetajt, ka kërcënuar me jetë ish-zëvendëskryeministrin për ta bërë të heshtë?

/ Naim Noka

Publikuar nga Publik Media