E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK ‘vëzhdon’ nga larg, Balluku e Rama zbarkojnë në Kryeministri
Lajme

SPAK ‘vëzhdon’ nga larg, Balluku e Rama zbarkojnë në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku janë rikthyer sot në ambientet e Kryeministrisë, pas pjesëmarrjes në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”.

Pavarësisht se ndaj saj rëndon një hetim i hapur nga SPAK, Balluku u shfaq krah kryeministrit, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera”, në lidhje me procedurat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë — një projekt me vlerë qindra milionë euro.

Më herët, i pyetur nga Deutsche Welle për këtë çështje, Rama ka zgjedhur të shmangë komentet, duke thënë shkurt se “drejtësia ka punën e saj”.

Ndërkohë, në dosjen e hetimit janë zbardhur komunikimet mes Ballukut dhe ish-vartësit të saj, Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së në periudhën kur u zhvilluan punimet për tunelin. Pikërisht këto mesazhe kanë ngritur edhe më tej dyshimet për ndikimin e saj të drejtpërdrejtë në procesin e tenderimit.

Sipas hetimeve, dëmi i shkaktuar nga abuzimet në këtë projekt përllogaritet në dhjetëra miliona euro, ndërsa Balluku vijon të ushtrojë detyrën si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, mes kritikave për konflikt të hapur interesi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.