E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK vihet në lëvizje, nisin verifikimet pas denoncimeve
Lajme

SPAK vihet në lëvizje, nisin verifikimet pas denoncimeve

Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit bëjnë evazion fiskal 189 milione dollarë përmes faturave fiktive.

Kryemadhi denoncoi një prej kompanive që në librat e shitjes faturonte fruta teksa në librin e shitjes faturonte hekur dhe beton.

SKEMA

Për të zbuluar mashtrimin me faturat fiktive, LSIja ka marrë fillimisht librin e blerjeve dhe të shitjeve të kompanive të inceneratorëve. Më pas gjatë hetimit, në këtë pjesë dolën në pah 24 kompani që përdoreshin për të lëshuar fatura. Parimisht ndërveprimi ndërmjet bizneseve duket praktik normale, por problemi dilte kur analizoje aktivitetin ekonomik të 24 kompanive. Dyshimi i parë prej tyre lindte me pronarët, siç ishte për shembull një burrë edhe një grua mbi 90 vjeçe. Ndërsa nga aspekti financiar, problemi del kur analizon librin e blerjeve dhe të shitjeve. Logjika ekonomike tregtare e parasheh që një subjekt blen lëndë të parë dhe ose e tregton të përpunuar ose siç e blen. Por, në rastin e këtyre kompanive që përdoren për evazion nga hetimi i bërë nga LSI-ja, rezulton se në librin e blerjeve deklaronin se merrnin produkte ushqimore, fruta ekzotike e uji, ndërsa në librin e shitjeve deklaronin se shisnin beton, inerte apo asfalt.

“Po ju marr rastin e kësaj kompanie, ‘AMPP’, e cila ka një xhiro prej 19.5 milionë dollarësh. Duke marrë librin e shitjeve dhe blerjeve rezulton si në çdo biznes atë që ti do të ofrosh si shërbim duhet ta kesh të magazinuar. Ose do të blesh diku tjetër ose do të prodhosh. Ose do të blesh zhavorr, hekur ose do të jesh fabrike që prodhon hekurin. Dhe në librin e blerjeve të kësaj kompanie na ka rezultuar që kjo kompani ka blerje rreth 18 milionë dollarë produkte. Dhe pjesa më e madhe e produkteve të tyre janë ushqime fruta dhe ujë i pijshëm. Kur vijmë në shitjet që ka bërë kjo kompani që janë të ndara në 780 fatura, frutat janë shkëmbyer me inerte, ushqimi, vaji janë shkëmbyer me asfalt dhe uji i pijshëm janë kthyer në beton.

Pra, çfarë kanë ndodhur? Ka ndodhur që në këto kompani funksionojnë, blerje fiktive tek ushqimet. Kompanitë e mëdha ushqimore, uji pijshëm, i cili mund të jetë 8 milionë dollarë që është blerë ujë i pijshëm. 6-7 milionë fruta ekzotike, të cilat janë të ndara në fatura të vogla, nuk blihen me llogari bankare, nuk janë mbi 3 milionë lekë, por janë fatura të cilat janë nën 3 milionë lekë në mënyrë të tillë që lëvizja financiare të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare, por të bëhet në KESH. Dhe shitja e produktit beton është bërë me faturë bankare, por rezulton që pagesat bankare nuk janë kryer. Përveçse nuk kryhen, kompanitë që kanë bërë blerjet nga këto kompanitë fiktive marrin dhe rimbursimin e TVSH-së. Për të vazhduar hap pas hapi, çfarë ka ndodhur, janë 3 grupe të cilat funksionojnë.

Grupi i parë është kompanitë e inceneratorëve që kanë mbi 30 milionë euro, sidomos Inceneratori i Tiranës që ka mbi 30 milionë euro evazion fiskal, pra fatura fiktive, që nga këto kompani fiktive kanë blerë sheqer, miell, oriz, vaj për të ndërtuar ato vaskat e betonit që pamë në Inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë, kompanitë e ndërtimit që kanë fituar koncesionet e ndërtimit dhe të rrugëve janë ato që kanë marrë 99.99% të tenderëve publikë, pjesa kryesore janë kompani që kanë fituar të gjitha punët publike, ku i kanë shërbyer këto fatura për të rritur në mënyrë fiktive shpenzimet po përveç kësaj shërben dhe shërben pasi marrin dhe 20% e TVSH-së. Përveçse marrin para nga buxheti i shtetit këto kompani i rrëmbejnë buxhetit të shtetit dhe 20% e TVSHsë”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.