Spak zbardh provat në implikimin e Shullazit për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj
Në dosje përmendet ngjarja e ndodhur disa muaj pas vrasjes në një lokal pranë banesës së tij, ku disa persona kanë tentuar t’i vënë flakën duke e djegur me benzinë.
Ndërsa më pas, Emiljano Shullazi ka folur në telefon me një person, duke thënë se ka dalë xhiro pranë banesës së Lamajve dhe nuk i ka zënë syri as nipin dhe as vëllain e tij.
PJESË NGA DOSJA
Rrethanë tjetër që bën bindëse deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, janë edhe informacionet policore, të cilat kanë referuar si një ndër autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasin Emiljano Shullazin.
Shkresa, datë 9 nëntor 2005 e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ndër të tjera njofton se, nisur nga disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në familjen Lamaj të paraqitura më poshtë:
Në datë 15 tetor 2004, rreth orës 23:15 në vendin e quajtur L.10 Rr. “Luigj Gurakuqi” te shkallët e televizionit “Arbëria”, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatik shtetasin Vajdin Lamaj, Xh. N. dhe A.Ç., ku kanë mbetur të plagosur shtetasit Vajdin Lamaj dhe Xh. N.
Në datë 27 shkurt 2005 rreth orës 24:00 në lagjen Dervish Hima në Kullën Pallati nr. 3 pas stadiumit “Qemal Stafa”, në kohën që shtetasi Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi kanë qenë duke u ngjitur me ashensor për në banesë në katin e pestë, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse i vendosur në ashensor dhe për pasojë janë vrarë këta shtetas.
Në datë 1 tetor 2005 në orën 02:30 në një lokal në këtë zonë, katër persona të paidentifikuar të armatosur dhe pjesërisht të maskuar lëvizin me një automjet, dy nga këta persona kanë marrë me vete dy bidonë të mbushur me lëndë djegëse dhe futen në lokal duke hedhur lëndën djegëse me qëllim për ta djegur.
Në lidhje me ngjarjet e ndodhura, rezulton që të jetë si një ndër autorët e dyshuar edhe i hetuari Emiljano Shullazi. Në kuadër të këtyre dyshimeve, Drejtoria e Policisë Tiranë, ndërmjet të tjerave ka informuar se nga përgjimi telefonik i numrit 069****495, i disponuar nga P.H., rezulton zhvillimi i një bisede me interes hetimi me numrin 069*****876 që mund të disponohej nga i dyshuari Emiljano Shullazi, ku ndër të tjera në bisedë sqarojnë këto rrethana:
Shtetasi me inicialet P.H., në orën 12:23 të datës 25.11.2005, në bisedë me numrin telefonik 069 ****876, që mund të disponohet nga Emiljano Shullazi, i sqaron se: Doli nga “Kolonat” dhe i zuri syri këta legenët që, thashë mos gjeja ndonjë Xake apo Pap (sqarohet nga përgjimi se Xake thirret nipi i Vajdin Lamaj, ndërsa Papi është vëllai i Vajdin Lamaj).
Shullazi: Kush ishte?
P.H: Po nuk i njoha m…, por prej atij shoferit të vet e kapa muhabetin, ishte një i shkurtër dhe pak i shëndoshë.
Shullazi: Po, po.
P.H: Ishte aty ai ore vëlla, mori një p…, një bionde, e futi brenda.
Shullazi: E ku shkuan?
P.H: Hynë nga krahu tjetër, tani ma do mendja do kenë ikur te lokali ata.
Shullazi: Te “Kolonat” i pe?
P.H: Eeee.
Shullazi: Nga je ti, e ke taku Xhemsin?
P.H: Jo se kam taku, e mora një çikë ne telefon, ai si r… k…, ai ka vetëm llafe, më ka mërzit.
Shullazi: Pse?
P.H: Muhabetet e Xhemsit, i bë sikur i di të gjitha.
Shullazi: Nga je ti?
P.H: Vërdallë, qarkullova dhe një herë kështu ku më zuri syri këta legenët, aty thashë se mos gjeja ndonjë Xake apo Pap. Nuk i njohim me m….
Shullazi: Me një të dalë nuk ashtu ato, por hajde nejse, nejse.
P.H: Hajde, pra…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



