E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim
Flash

SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arritur të zbardhë vrasjen e 21-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Burrelit, ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet më pas në një fshat të Kurbinit.

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka firmosur katër urdhër-arreste, por vetëm një prej tyre është ekzekutuar mbrëmjen e kaluar. Tre të tjerët janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Sipas të dhënave paraprake, si organizator i rrëmbimit dhe më pas vrasjes dyshohet Aurel Hoxha, pronar i lokalit “Monopol”. Hetimet tregojnë se motivi kryesor i ngjarjes lidhet me një hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Agim Hoxha, në vitin 2012 — vrasje për të cilën akuzohej një kushëri i viktimës, Klevis Lleshi.

Ndërkohë, forcat operacionale kanë kryer kontrolle në disa zona, përfshirë Mamurrasin, dhe aktualisht po vijojnë bastisjet në Kamëz dhe në zonën e Freskut, në përpjekje për të lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit e tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.