E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK  “zbarkon” në zonën e Ballukut, takim me prokurorët e Fierit për krimet zgjedhore
Lajme

SPAK “zbarkon” në zonën e Ballukut, takim me prokurorët e Fierit për krimet zgjedhore

Që prej Janarit, Prokuroria e Posaçme ngriti një Task-Forcë për hetimin e krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por deri më tani nuk dihet për ndonjë veprim konkret dhe nëse ka regjistruar ndonjë procedim penal apo jo.

Gjithsesi, duket se SPAK ka pritur që të nisë zyrtarisht fushata, pasi ditën e sotme, kreu i SPAK, Altin Dumani ka qenë në Prokurorinë e Fierit, ku zhvilluar një takim me prokurorët e kësaj Prokurorie në kuadër të Marrëveshjes se Bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme.

Raportohet se në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes SPAK-ut dhe Prokurorisë se Fierit “në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjate periudhës zgjedhore, kryesisht në vlerësimin me kujdes të shtuar të informacioneve, kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të veprimeve të para hetimore, vënien menjëherë në dijeni të Prokurorisë së Posaçme për veprat penale në kompetencë lëndore të saj, etj”.

Mbetet për t’u parë nëse vërtet SPAK do të ketë vullnet për të hetuar krimin zgjedhor apo jo. Vlen të theksohet se drejtuese politike e PS-së për Qarkun e Fierit është Belinda Balluku, një prej emrave më të akuzuar të Qeverisë, teksa nga krahu i opozitës është Gazment Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.