E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK “zbërthen” celularin e Kokaveshit, zbulohen pazaret për votat dhe “letrat greke” duke fundosur Belerin
Lajme

SPAK “zbërthen” celularin e Kokaveshit, zbulohen pazaret për votat dhe “letrat greke” duke fundosur Belerin

Prokuroria e Posaçme ka fundosur kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Në seancën e mbajtur sot kundër tij, prokuroria ka treguar prova të reja, të cilat rëndojnë pozitën e Belerit.

Prokurorët e SPAK kanë thënë se nga ekspertimi i telefonit të bashkë të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi, është zbuluar një grup në aplikacionin ‘Whats App’ i quajtur “Himara ime je ti”.

Në këtë grup sipas Prokurorisë, ka biseda rreth ndihmës që do tu ofrohej qytetarëve të Himarës për sigurimin e “letrave greke”.

Madje në një bisede, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: “Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti!”.

Por avokatët e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK dhe sipas tyre, ato nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer me herët se sa te kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi te nënës së Pandeli Kokaveshit.

Nga ana tjetër Fredi Belri ka refuzuar të bashkëpunojë me SPAK. Prokurorët i kanë sekuestruar atij telefonin, por Beleri nuk pranon të japë kodin e sigurisë dhe SPAK nuk ka mundur ta analizojë. Por zbërthimi i telefonit të Pandeli Kokaveshi ka treguar detaje nga bisedat mes tyre, duke rëndur pozitat e Belerit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.