E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK zbërthen skemën Agasi–Beqiri: TIMS, rrëmbim dhe tendera
Lajme

SPAK zbërthen skemën Agasi–Beqiri: TIMS, rrëmbim dhe tendera

Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet ndaj grupit kriminal që dyshohet se drejtohej nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, duke përfshirë edhe dy episode të tjera të rënda kriminale që po trajtohen paralelisht.

Një prej tyre lidhet me ndërhyrjen dhe kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS, ku në qendër të hetimit ka dalë edhe emri i Ervina Gjanës, punonjëse e Policisë së Shtetit, e konsideruar si person i afërt dhe i besuar i Ilir Prodës. Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka ushtruar kontroll në banesën e saj, ndërsa burime nga hetimi bëjnë me dije se gjurmët kryesore të kësaj skeme çojnë te Agasi dhe Beqiri.

Një tjetër dosje e rëndë që po hetohet nga SPAK ka të bëjë me zhdukjen në rrethana ende të paqarta të ish-zv.drejtorit të AKSHIT, Daniel Shima. Për këtë ngjarje janë nën hetim dy biznesmenë dhe dyshohet se gjithçka lidhet drejtpërdrejt me procedura tenderuese. Sipas dyshimeve, Shima është mbajtur peng për rreth 10 orë, ndërsa në këtë episod dyshohet se kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta të Policisë së Shtetit. Kjo çështje po trajtohet në një procedim penal të veçantë.

Goditja ndaj grupit Agasi–Beqiri erdhi pasi SPAK dyshon se ata kishin ngritur një mekanizëm kriminal përmes pengmarrjes, kërcënimeve, shantazhit dhe ushtrimit të dhunës ndaj biznesmenëve, me qëllim për t’i detyruar të tërhiqeshin nga garat për tenderat e AKSHIT. Një nga rastet që ka shërbyer si precedent në hetim është ai i biznesmenit Gerond Meçe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.