E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK zgjeroi hetimet, Belinda Balluku me akuza të reja ‘në kurriz’
Lajme

SPAK zgjeroi hetimet, Belinda Balluku me akuza të reja ‘në kurriz’

Zhvillime të reja priten këtë të premte në çështjen që përfshin ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do t’i komunikojë asaj zgjerimin e hetimeve, duke shtuar edhe akuza të reja që lidhen me lotet 5, 6 dhe 7 të projektit të Unazës së Madhe.

Më herët, Balluku ishte marrë e pandehur vetëm për dy çështje: Tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe. Me zhvillimet e fundit, hetimet po thellohen, duke përfshirë segmente të tjera të këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.

Në të njëjtën kohë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të zgjasë afatin e hetimeve me tre muaj të tjerë, çka tregon kompleksitetin e dosjes dhe nevojën për verifikime shtesë.

Burime bëjnë me dije se ish-numri dy i qeverisë mund të mos paraqitet personalisht për komunikimin e akuzave, duke u përfaqësuar nga avokati i saj, Ardian Kalia.

Ndërkohë, për të njëjtat vepra penale janë vënë në dijeni edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje, mes tyre Evis Berberti dhe Miranda Shkurtes.

Vetëm një ditë më parë, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, deklaroi për mediat se dosja që lidhet me Ballukun konsiderohet prioritet dhe hetimet ndaj saj janë në vijim intensiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.