Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zgjeruar verifikimet edhe te projekti “Durana Tech Park”, i administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe rrjetin e aktorëve të dyshuar të përfshirë në të.
Sipas informacioneve, fokusi i verifikimeve është përqendruar te disa kompani të regjistruara brenda parkut teknologjik, për të cilat ka dyshime se kanë lidhje direkte ose indirekte me persona të përfshirë në skandalin e AKSHI-t. Bëhet fjalë për subjekte që operojnë kryesisht në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe që kanë qenë përfitues të vazhdueshëm të tenderëve publikë.
Hetimi nuk përfshin të gjitha kompanitë e regjistruara në park, por vetëm disa prej tyre, për të cilat dyshohet se janë pjesë e së njëjtës skemë që po hetohet nga SPAK në kuadër të dosjes AKSHI.
Kompanitë e regjistruara në parajsën fiskale në Durrës dhe pronarët përfitues
-Data Atom, Ermal Beqiri
-ABINTECH, BLESSED INVESTMENT (Besnik Leskaj), NEBULA (Akil Rajdho)
-CyberMind Labs, Gëzim Hoxha
-Box Artificial Logic shpk, Gëzim Hoxha
-InfiniTron, aksionerë Ervin Mançe dhe Renis Tërshana
-WynEnterprise, administrator Masayuki Kuroda (japoneze)
-iNext, aksionerë Bledar Dhima dhe TAG Engineering (Armand Sharra)
-AgroConsult, pronarë Andi Sharko, Andia Shallari, Anri Bundo, Soheil Çikani.
-Square Vertex. AI, pronarë Burç Yildirim Kreshnik Rexha, Mario Kazazi
-HTI shpk, aksionere Migena Schroeder
-Aircity, Messod Michael, Haim Abehsera
-Tride AI, Lindiana Xhumari
-AIRWAI, Amir Masoud Emadi, Ergis Sefa
-RoboTech, Gjergji Robo
-Sapience AI, DigitSapiens (Ariol Sollaku)
-iLAB, DevPartner shpk (Josif Gjani), InnovFin
-KronoTech, Arjola Koromani
-Prisma Pro, Sokol Qeraxhiu, Xheni Kobuzi
-Test & Tech, Ergys Agasi
-Kudon shpk, Adrian Çekiçi, Arlind Bala, Elion Sherifaj, Fiona Fullani
-HS Consulting, Henklajd Sunashi
-AIGENTICS, Gentjan Zotaj
-Vectura Solutions, Rigles Hoxha dhe Sara Ago
-Viteza shpk, Fildan Suka, Gertion Çobo, Rezart Eshazi
-SquareVertex.AI, Burç Yildirim, Kreshnik Rexha, Mario Kazazi.
-AlgoConsult, Andi Sharko, Andia Shallari, Anri Bundo dhe Soheil Çikani.
-Btehc shpk, Evald Jukaj
-ABC PARTNERS, Enika Hajdari dhe Onofrio Antonio Toscano
-Kumonetics shpk, Jona Bojdari
-Arc Lab shpk, Andi Haviari, Ermir Papadhimitri, Thoma Papadhimitri
-Aeonvis, Ervis Smakaj, Aurora Favretto
-IM Tech Group shpk, Edmir Gjapi dhe Qemir Çitozi
Zgjerimi i hetimeve lidhet drejtpërdrejt me procedimet penale për AKSHI-n, ku është dokumentuar një skemë e përqendrimit të fondeve publike te një numër i kufizuar kompanish, përmes fryrjes së kostove dhe ndikimit në proceset e prokurimit.
Sipas dyshimeve hetimore, këto subjekte përfitonin paralelisht fonde nga tenderët publikë dhe shmangnin detyrimet fiskale, ndërsa projekti DURANA dyshohet se është përdorur si një mekanizëm shtesë për realizimin e kësaj skeme.
Në këtë kontekst, parku teknologjik po shihet si një hallkë e re e së njëjtës strukturë financiare, ku përfitimi nuk kufizohej vetëm te kontratat publike, por shtrihej edhe te lehtësitë fiskale, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë buxhetit të shtetit.
SPAK po verifikon nëse statusi i veçantë i DURANA-s është përdorur për favorizim të paligjshëm dhe shmangie taksash nga të njëjtët aktorë që rezultojnë të përfshirë edhe në dosjen AKSHI, duke e zgjeruar hetimin drejt një skeme më të gjerë financiare dhe institucionale.
DURANA është një park teknologjik dhe shkencor i krijuar në bazë të legjislacionit për zonat e zhvillimit teknologjik, i administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve dhe i shpallur zonë e lirë për aktivitetet në fushën e teknologjisë së informacionit.
Ky status u garanton subjekteve të regjistruara një sërë lehtësish fiskale, përfshirë ulje ose përjashtime nga tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja, sipas parashikimeve ligjore.
Vendosja e këtij mekanizmi ka ngritur dyshime, pasi u aplikua në një periudhë kur përjashtimet fiskale për kompanitë e IT-së po hiqeshin për shkak të presionit ndërkombëtar, duke shtuar dyshimet se parku u përdor si një rrugë alternative për shmangien e detyrimeve tatimore.
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka artikuluar publikisht akuza ndaj projektit DURANA, duke e cilësuar atë si një skemë të re favorizimi fiskal për një grup të caktuar kompanish të IT-së, pas rrëzimit të modelit të mëparshëm të taksimit preferencial.
Sipas tij, përmes regjistrimit në park, kompani që vazhdonin të përfitonin kontrata publike përfitonin njëkohësisht edhe nga përjashtimi nga detyrimet tatimore, duke krijuar një avantazh të padrejtë dhe duke deformuar konkurrencën.
Këto denoncime kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi qëllimin real të parkut teknologjik dhe mbi përputhjen e aktivitetit të subjekteve të regjistruara me kriteret ligjore të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit.