E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Specialist nga BBV! Jo vetëm Monika, edhe Meridiani rezuton vartës i Veliajt
Lajme

Specialist nga BBV! Jo vetëm Monika, edhe Meridiani rezuton vartës i Veliajt

Ndryshe nga Monika Lubonja e cila ka zgjedhur ta këshillojë Veliajn dhe pse mister mbetet mënyra se si po e bën në muajt e fundit nga “Big Brother VIP”, Meridiani është në një tjetër profil.

TIRANË– Meridian Ramçaj po ndan të njëjtën shtëpi me aktoren Monika Lubonja prej muajsh, por siç duket kanë shumë më tepër kohë që ndajnë të njëjtin ‘shef’. Në databazën e të dhënave personale   Ramçaj është i punësuar në Bashkinë Tiranë që drejtohet nga Erion Veliaj.

Ndryshe nga Monika Lubonja e cila ka zgjedhur ta këshillojë Veliajn dhe pse mister mbetet mënyra se si po e bën në muajt e fundit nga “Big Brother VIP”, Meridiani është në një tjetër profil. Ai merr një pagë prej 70 mijë e 120 lekësh si arkitekt pranë Agjencisë së parqeve dhe rekreacionit në Bashkinë Tiranë.

Banori i “Big Brother VIP” në fakt shërben si specialist komunikimi, por ndërkohë që ai shijon eksperiencën e radhës televizive, taksapaguesit shqiptarë i bëjnë gati pagën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.