E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spiropali akuza deputetes së PD-së: Dil jashtë, ke ardhur me benzinë në çantë
Lajme

Spiropali akuza deputetes së PD-së: Dil jashtë, ke ardhur me benzinë në çantë

Deputetët e PD-së, Elda Hoti dhe Pertrit Doda janë përjashtuar nga seanca pasi sipas kryeparlamentares, Elisa Spiropali hodhën benzinë mbi deputetët.

“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë”, iu drejtua Spiropali teksa gardsa shkoi për ta nxjerrë jashtë deputeten Hoti.

Kryeparlamentarja u shpreh se “me ju do të merret SPAK” ndërsa kërkoi të “verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët”.

“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. DIl jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK.

Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Petrit Doda dhe Elda Hoti dilni jashtë”, tha Spiropali.

Replika në Kuvend,  e Tritan Shehut : Grusht shteti! Keni vendosur rendin ushtarak në Parlament

Kaosi në Kuvend, Shehu: Grusht shteti! Keni vendosur rendin ushtarak

Në seancën plenare, deputeti demokrat Tritan Shehu, është shprehur se po bëhet grusht shteti duke mos lejuar deputetët e padënuar për të hyrë në seancë.

Ai u shpreh se deputetët po bllokohen e nuk po lejohen të jenë pjesë e punimeve të seancës, ndërsa shton se që nga viti 1991, kjo nuk ka ndodhur.

“Kjo që po ndodh është grusht shteti. Ato që janë atje janë të padënuar dhe Garda nuk i lejon, Të vendoset rendi ushtarak. Zbatoni rregullat. Nuk ka njeri në botë të bllokohen deputetë, edhe në momentet më të vështira.

Ju e shkatërruat Kuvendin, ju e rrënuat. Duke filluar me arrestin e zotit Berisha dhe moslejimin e deputetëve në sallë. Kjo është shkelje e rëndë e demokracisë. Merrni masat zonja kryetare. Zoti ministër shkoni atje dhe disiplinoni efektivët tuaj”, tha Shehu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.