E mërkurë, 25 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Spiropali ‘shuplakë’ Ramës: S’ka kryetar të përjetshëm, s’ka të pazëvendësueshëm!
Lajme

Spiropali ‘shuplakë’ Ramës: S’ka kryetar të përjetshëm, s’ka të pazëvendësueshëm!

Elisa Spiropali ka ashpërsuar përplasjen me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar hapjen e garës për drejtimin e Partisë Socialiste pas 17 vitesh në krye të saj. E përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropali deklaron se nuk do të dorëzojë mandatin e deputetes dhe se sfida e saj nuk lidhet vetëm me një vendimmarrje personale, por me mënyrën se si funksionon partia.

Në deklaratën e saj, Spiropali u shpreh se nuk e di nëse ka apo jo mbështetjen e Ramës, por pretendoi se gëzon përkrahjen e socialistëve, për shkak të betejave politike që thotë se ka zhvilluar ndër vite, si në Kuvend, ashtu edhe në drejtimin e strukturave të PS-së në qarqe të ndryshme.

Ajo theksoi se mbetet një e majtë dhe progresiste e bindur, ndërsa hodhi poshtë idenë se drejtimi i partisë duhet të jetë i përhershëm në duart e një personi të vetëm.

“Nuk e di a më do apo s’më do Edi Rama! Di vullnetin tim. Di që më duan socialistët, se kam bërë beteja për ta që s’i ka bërë kush tjetër. Kam bërë beteja shumë të vështira, jo vetëm në Kuvend përballë opozitës. Jam e majtë, progresiste e bindur. Nëse duan të bëjmë një garë popullariteti, të hapet gara në PS pas 17 vitesh. Nuk kemi kryetar të përjetshëm. Kemi statutin, por nuk është as Bibël dhe as Kuran”, deklaroi Spiropali.

Ish-kryetarja e Kuvendit u shpreh se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i deputetes, duke kujtuar kontributin e saj në fushatat dhe organizimin politik të socialistëve. Ajo përmendi angazhimin si drejtuese politike në Tiranë, Kukës dhe Shkodër, duke theksuar se ka punuar edhe për të siguruar mbështetje elektorale për figura të tjera të partisë.

Spiropali tha gjithashtu se nuk e ka problem përfundimin e karrierës së saj politike, por se ndihet e lidhur me Partinë Socialiste dhe se nuk e konsideron përjashtimin e saj si një çështje që mund të përcaktojë marrëdhënien me gjithë forcën politike.

“Kam punuar jo vetëm për veten, por që të marrin vota edhe të tjerë. Kam qenë drejtuese politike në Tiranë, në Kukës, në Shkodër. S’e kam problem ta përfundoj karrierën time politike. I detyrohem forcës sime politike, e dua atë forcë. S’kanë lidhje me ato vendimmarrje! Sfida është kjo: të hapet gara në PS. Jo vetëm unë, por edhe shumë të tjerë mund të garojnë në PS. Pse, kush është i pazëvendësueshëm?”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.