Spitali i Teksasit krijon ‘Panelin e Vdekjes’, mjekët do të vendosin për pacientët që do të shpëtohen
Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Teksas e kanë detyruar spitalin e këtij qyteti të formojë një “panel të vdekjes”, ku mjekët do të vendosin se cilët pacientë do të trajtohen dhe cilët do të lihen të vdesi.
Mjekët në spitalin “Starr County Memorial Hospital”, që është spitali i vetëm në atë rajon, kanë marrë udhëzime kritike për kujdesin ndaj pacientëve, me të cilat duhet të vendosin se cilët pacientë do t’i trajtojnë dhe cilët do të dërgohen në shtëpi për shkak se ata kanë gjasa të vdesin.
Ky komision është formuar për ta lehtësuar barrën ndaj burimeve të kufizuara mjekësore të spitalit në mënyrë që mjekët të mund të përqendrohen te pacientët me shkallë më të lartë të mbijetesës, shkruan “The Guardian.
“Po i shohim rezultatet e socializimit gjatë 4 Korrikut, pushimeve dhe mundësive të tjera sociale. Për fat të keq, spitali ka burime të kufizuara dhe mjekët tanë do të jenë të detyruar të vendosin se kush merr trajtim dhe kush dërgohet në shtëpi për të vdekur pranë të dashurve të tyre”, tha një zyrtar lokal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



